Forca e Mbrojtjes së Izraelit ka lëshuar një përditësim mbi operacionin e saj ushtarak në Gaza, ku forcat e saj kanë kryer 4,300 sulme deri më tani. Ushtria pretendon se ka goditur “afërsisht 300 tunele” dhe “afërsisht 3000 vende të infrastrukturës terroriste”.
“Trupat e ushtrisë izraelite po vazhdojnë të operojnë në Rripin e Gazës. Avionët dhe forcat tokësore kanë kryer 4,300 sulme, kanë goditur qindra poste, afërsisht 300 boshte tunelesh, afërsisht 3,000 vende të infrastrukturës terroriste, duke përfshirë mbi 100 struktura me eksplozivë dhe qindra qendra komandimi dhe kontrolli të Hamasit”, thuhet në deklaratë.
Fushata e Izraelit filloi më 7 tetor pas masakrës së Hamasit brenda kufirit të Izraelit, ku 1200 izraelitë u vranë.
Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi në Gaza ka pohuar se aksioni ushtarak i Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 11,000 palestinezë, mes tyre shumë se 4,000 fëmijë.
/abcnews.al