Izraeli ka goditur rreth 5,000 objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori dhe ka penguar “një numër të madh” sulmesh të tjera në një përpjekje për të shmangur viktimat civile palestineze, tha një zyrtar izraelit.
Duke folur për Reuters në kushte anonimiteti, zyrtari nuk specifikoi se sa sulme ishin penguar në bombardimet disaditore të Gazës, të cilat kanë vrarë rreth 3,000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale. Ai shtoi vetëm se çdo operacion i ushtrisë “aprovohet në nivelin më të lartë”.
Pas sulmeve të 7 tetorit, Izraeli tha se ishte i vendosur të shkatërronte Hamasin në Gaza “edhe nëse duhen muaj apo vite”.