Forcat izraelite (IDF) arrestuan 142 fëmijë dhe gra palestineze gjatë një ofensive tokësore në Rripin e Gazës, sipas një njoftimi nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinez.
Të burgosurit mbahen në disa objekte burgu, duke përfshirë burgjet Al-Damon dhe Hasharon.
Organizatat e shoqërisë civile palestineze kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e krimeve kundër të burgosurve në burgun Ofer, duke refuzuar të zbulojë informacione për numrin, fatin apo kushtet e të burgosurve.
Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm rus dhe i dërguari i Presidentit rus për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, Mikhail Bogdanov, kërkoi lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Njoftimi pasoi një seri takimesh dhe telefonatash midis presidentit rus Vladimir Putin dhe liderëve të Lindjes së Mesme javën e kaluar.
/abcnews.al