Një zëdhënës i ushtrisë izraelite (IDF) thotë se janë eleminuar “dhjetëra terroristë” dhe janë shënjestruar 280 objektiva të Hezbollahut gjatë 24 orëve të fundit.
Zëdhënësi ushtarak Avichay Adraee deklaroi se 50 operativë u vranë në përleshje të drejtpërdrejta dhe sulme ajrore në Libanin jugor, ndërsa artileria dhe avionët shkatërruan 200 objektiva, shkruan Sky News.
IDF zbuloi tunele nëntokësore gjatë këtyre operacioneve dhe pa “dhjetëra vende” ku ishin ruajtur armët, duke përfshirë raketahedhës, predha mortajash dhe raketa antitank.
Gjithashtu, ushtria izraelite ka kryer operacione në Gaza, ku “më shumë se 20 terroristë” ishin vrarë në orët e fundit në Jabalia./abcnews.al