Ushtria izraelite ka vrarë katër persona që po tentonin të hynin në vend nga Libani, thonë zyrtarët, duke i cilësuar si “terroristë”.
“Pak më parë, trupat e vëzhgimit të IDF vunë re një skuadër terroriste që po përpiqej të kalonte gardhin e sigurisë me Libanin dhe të vendoste një pajisje shpërthyese. Katër terroristë u vranë.”, thuhet në njoftim.
Mes tensioneve që po rriten mes Izraelit dhe Libanit, të cilët ndajnë një kufi, pas shkëmbimeve të zjarrit midis IDF-së dhe grupit më të fuqishëm ushtarak të Libanit, Hezbollahut. Ata kanë luftuar më parë një luftë njëmujore në vitin 2006.
Të dielën, një civil izraelit dhe një ushtar u vranë nga raketat e lëshuara nga Libani dhe IDF tha se goditi vendet ushtarake të Hezbollahut si kundërpërgjigje.
Ministri i qeverisë izraelite Benny Gantz u pyet dje nëse mendonte se mund të kishte një luftë tjetër me Hezbollahun, i cili mbështetet nga Irani. “Shpresoj që jo, por ne i bëjmë të gjitha përgatitjet”, u përgjigj ai.
/abcnews.al