Ushtria izraelite bombardon depot e armëve të Hezbollahut në Bejrut

schedule08:26 - 27 Tetor, 2024

schedule 08:26 - 27 Tetor, 2024

Ushtria izraelite thotë se avionët e saj luftarakë bombarduan depot e armëve të Hezbollahut dhe vendet e përdorura “për prodhimin dhe mirëmbajtjen e armëve” në Dahiyeh të Bejrutit gjatë natës.

Ushtria gjithashtu pretendoi se kishte vrarë 70 luftëtarë të Hezbollahut dhe sulmoi më shumë se 120 nga pozicionet e grupit të armatosur të shtunën.

Në fillim të tetorit të këtij viti tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut.

Si pasojë e luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut, në Liban janë vrarë më shumë se 2.500 persona.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka futur në listën e tij të zezë krahun ushtarak, por jo dhe partinë politike të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!