Ushtria e Libanit deklaroi të enjten se kishte zbuluar 4.35 tonë nitrat amoni pranë portit të Bejrutit, vendi ku ndodhi shpërthimi muajin e kaluar. Lëndët shpërthyese u gjetën jashtë hyrjes nëntë të portit, sipas deklaratës.
Shpërthimi që ndodhi në 4 Gusht la të vdekur 190 persona. Autoritetet deklaruan se shpërthimi u shkaktua nga 2,750 ton nitrat amoni që ndodhej në kushte të pasigurta në një depo afërt portit për vite me radhë. Shpërthimi shkatërroi ndërtesa, lagje të tëra, dhe plagosi 6,000 persona.
Presidenti Michel Aoun urdhëroi që të kryheshin riparime në infrastrukturën e vjetër që çon në aeroportin e Bejrutit dhe bëri thirrje për hetimin e plotë të një raporti se mijëra litra karburant kishin rrjedhur nga sistemi.
Kreu i aeroportit të Bejrutit, Fadi el-Hassan, tha në një konferencë për shtyp se një rrjedhje prej 84,000 litrash karburant kishte ndodhur në Mars 2019 dhe riparimet përfunduan brenda dy muajsh. Ai tha se hetuesit ndërkombëtarë i cilësuan riparimet si “të përkryera”./so.ba.acbnews.al