Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë një komandant të grupit militant Hamas në një sulm ajror.
Në një deklaratë IDF tha se Matez Eid, komandanti i distriktit jugor të krahut të sigurisë kombëtare të Hamasit, ishte në shënjestër duke përdorur “inteligjencë të saktë”.
Ushtria izraelite tha se sulmoi sot 250 objektiva ushtarakë në Gaza, shumica e tyre në veri./abcnews.al