“Ushtria dhe policia të jenë në gatishmëri”, Malaj thirrje qeverisë: As si shtet, as si qytetarë nuk kemi shansin t’ja rikthejmë jetën

schedule16:58 - 9 Mars, 2020

schedule 16:58 - 9 Mars, 2020

E ftuar në studione ë “ABC News” ish-zëvendës ministrja e Arsimit Nora Malaj ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Malaj theksoi se për fëmijët e kopshteve dhe atyre në çerdhe është domosdoshmëri për të marrë masa parandaluese.

 Koha i dha të drejtë shkollës “Udha e shkronjave”?

Nora Malaj: Nuk kanë përgatitur paketën e ndihmës. Mekanizmat që shkolla mori , edhe situtata duhet të ishte parë më ndryshe. Kemi kaluar një situatë si tërmeti dhe nga kjo duhet të mësojmë. E gjithë bota duhet të përgatisë qënien humane për të siguruar vijimësinë e jetës. Sipas mjekëve është mirë të konsumohen gjëra të ngrohta.

Qeveria duhet të marrë masë, propozimi im është të nënshkruajë një marrëveshje midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, për të gjithë ata prindër të kujdesen për fëmijët e tyre.

A quhet vazhdimi i i mësimit online?

Malaj: Do të ishte një model shumë i mirë. Kemi një kurikul të re, por Ministria e Arsimit është e vonuar. Për orë të caktuara që fëmijët nuk e marrin dijen të plotë mund ta ofrojnë nëpërmjet mekanizmit.

Shkolla private e kishte plaftormën,  por tashmë çështja është në gjyq?

Malaj: Sot jemi në një situatë që duhet të solidarizohemi. Duhet të merren modele dhe të ndahen në nivele për arsimin e detyruar dhe maturantët. Tre paketa i duhen Ministrisë.

Gjithashtu Malaj theksoi se duhet të krijohet një raport midis punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe prindërit që duhet të qëndrojnë në Shtëpi.

Malaj: Të ndërtohet mekanizmi i partneritetit, dhe në bazë të fleksibiletit të prindërve që kanë mundësi ta ndjekin nga shtëpia mund të qëndrojnë në familje.

Duhet bërë një paketë integrale. Propozimi im do të ishte: “Qeveria le ti marrë të gjitha ekranet që ka dhe ti pajisë fëmijët, në mënyrë që ato të krijojnë procesin e arsimit. Kur do t’ja jepni librat falas këtyrë fëmijëve? As si shtet as si qytetarë nuk kemi shansin t’ja rikthejmë jetën edhe njëherë. Është një situatë emergjence, rrisni orët e ujit. Uji sot është një nga nevojat bazike.

Lali dhe të gjithë lalat e Shqipërisë përpara se të japin konferenca të monitorojnë situatë dhe të marrin masa emergjente. Të marrë masa ushtria dhe policia në rast se situata agravohet.