Ushtarët britanikë me mision në Afganistan kanë reaguar ndaj dhuratës së cilësuar si qesharake nga ana e qeverisë së tyre. Në fakt ekzekutivi i May ka ndarë vetëm 500 stërlina për ta.
500 ushtarët britanikë me mision në Afganistan kanë gjetur një dhuratë aspak të bukur në pemën e Krishtlindjeve, nga ana e qeverisë. Ekzekutivi i drejtuar nga Theresa May në fakt ka ndarë vetëm 500 stërlina për të gjithë kontigjentin, një shifër qesharake sipas vetë ushtarëve të cilët kanë folur për btitaniken “Sunday Times”. Ata shprehen se ka një kontrast shumë të madh mes tyre dhe ushtarëve amerikanë. Stërlina nuk u del atyre as dhe për një kafe. Nga ana tjetër qeveria amerikane dërgon aq para për ushtarët e saj sa teprojnë dhe për të ushqyer qentë endacakë në kampin e tyre. Ndryshimi me kolegët amerikan është më shumë se e dukshme pasi secilit prej tyre qeveria amerikane i ka dhuruar tetë pemë krishtlindjes, dekorime, gjela deti, dhurata të shumta si dhe një kopje të serialit të ri të filmit Star Uars./abcnews.al