Ushtria amerikane nis sulmet ndaj objekteve në Sirinë lindore

schedule08:57 - 27 Tetor, 2023

schedule 08:57 - 27 Tetor, 2023

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë goditur dy objekte në Sirinë lindore, duke pretenduar se ato janë përdorur nga forcat iraniane dhe grupet e lidhura me to.

Në një deklaratë, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se sulmet u kryen për të mbrojtur personelin amerikan në Irak dhe Siri dhe ishin në përgjigje të sulmeve të fundit nga grupet e milicisë të mbështetur nga Irani.

“Këto sulme të mbështetura nga Irani kundër forcave amerikane janë të papranueshme dhe duhet të ndalen.

Irani dëshiron të mohojë rolin e tij në këto sulme kundër forcave tona. Ne nuk do t’i lejojmë,” tha ai, duke shtuar se ata do të marrin masa të mëtejshme nëse sulmet kundër forcave amerikane vazhdojnë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!