Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) hodhi ndihma të tjera në veri të Gazës të dielën.
CENTCOM tha se operacioni e çon sasinë totale të ndihmës së dërguar nga ajri në Gaza në afro 1,001 ton që nga 2 marsi, shkruan CNN.
Operacioni i fundit, i cili përfshinte katër avionë C-13 të Forcave Ajrore të SHBA-së, hodhi 50,688 ndihma. Një pako u ul në det gjatë operacionit.
Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e ndihmës kanë vënë në pikëpyetje efektivitetin e fluturimeve nga disa vende, duke thënë se kalimet tokësore janë mjeti më i mirë për dërgimin e ndihmës në enklavë./abcnews.al