Ish ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i cili u arrestua në pikë kalimin kufitarë Glloboçicë-Jazhincë, nga ana e policisë maqedonase, do të dërgohet në paraburgim ekstradues prej 30 ditëve në burgun hetues të Shutkës.
Flet-arresti ndërkombëtarë i lëshuar nga ana e Serbisë në Interpoll është pranuar nga Gjykata Penale e Maqdonisë së Veriut dhe ish ushtari i UÇK-së Ramadani, 30 ditët e ardhshme do të qëndron në burg.
Lidhur me këtë ka folur në emisionin “Ballkan Update”, analisti Jeton Halimi, i cili e ka konsideruar një situatë për ardhur keq, pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski nuk mund të bëjë asgjë për këtë çështje.
“Është për fat të keq dhe është shumë e keqe se si një qeveri atje e udhëhequr atje nga zoti Mickoski si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe VLEN-i një humbës i zgjedhjeve dhe jo një përfaqësues i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nuk mund të bëjë as më të voglën në këtë çështje.
Edhe më herët ka pasur një listë të tillë, por nuk e lejoi zoti Ali Ahmeti dhe partia e tij, dhe këtë e dëshmuan më së miri. Po të ishte Ali Ameheti në qeveri tani, zoti Ramadani do të ishte me familjen e vetë tani.
Tani Maqedonia e Veriut është drejt një humnere me këta bashkëqeveritarë të VLEN-it dhe Mickoski i shfrytëzon shumë mirë”, tha ndër të tjera Halimi./abcnews.al