Një ushtar rus do të dalë në gjyq për kryerjen e një krimi të dyshuar lufte në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas prokurores së përgjithshme të Ukrainës.
Iryna Venediktova tha se ushtari, i cili aktualisht është në paraburgim, akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur në rajonin Sumy të Ukrainës.
Ai pasoi një hetim policor ndaj ushtrisë ruse për “shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës” dhe për “vrasje me paramendim”, raporton BBC.
Zyra e saj tha se ushtari ishte në paraburgim, ndërsa nuk e ka komentuar ende krimin.
Muajin e kaluar, Venediktova nisi një “gjueti” për 10 ushtarë rusë të akuzuar për krime lufte në Bucha, qyteti pranë Kievit, ku civilët u torturuan, përdhunuan dhe vranë. /abcnews.al