Ushtari amerikan qëllohet për vdekje nga një polic në Florida

schedule21:31 - 9 Maj, 2024

schedule 21:31 - 9 Maj, 2024

Një pjesëtar i forcave ajrore të SHBA-së është qëlluar për vdekje nga një polic që u fut në adresën e gabuar, ka thënë avokati i familjes së viktimës, shkruan “BBC”.

Roger Fortson 23-vjeçar vdiq pasi një zëvendëssherif e qëlloi atë. Zëvendëssherifi i ishte përgjigjur një telefonate që kishte marrë në atë zonë.

Policia më herët kishte thënë se zëvendëssherifi qëlloi në vetëmbrojtje pasi e pa Fortsonin me armë në dorë. Duke cituar një dëshmitar, avokati pretendon se policia është futur në shtëpinë e gabuar. Ai po kërkon hetim të plotë.

Ushtari u qëllua më 3 maj në shtëpinë e tij në Florida. Fortson u dërgua në spital ku vdiq si pasojë e plagëve.  Incidenti po hetohet nga Departamenti i Forcave të rendit të Floridas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!