Ushtari amerikan dënohet me 15 vjet burg për rrjedhje informacioni sekret

schedule10:20 - 13 Nëntor, 2024

schedule 10:20 - 13 Nëntor, 2024

Anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, Jack Teixeira (22-vjeç) u dënua me 15 vjet burg për publikimin e një numri të madh dokumentesh të klasifikuara të sigurisë kombëtare në internet.

“Unë nuk shoh ndonjë paqartësi për atë që keni bërë, ishte e gabuar,” tha gjyqtarja Indira Talwani gjatë dënimit.

Ndërsa, Teixeira tha se i vinte keq për gjithçka që bëri dhe dëmin që shkaktoi.

Ai u arrestua në prill të vitit 2023 teksa punonte si operator i mbrojtjes kibernetike dhe specialist i teknologjisë së informacionit.

Teixeira u deklarua fajtor për gjashtë akuza të fshehjes dhe kalimit të qëllimshëm të informacionit të klasifikuar në lidhje me mbrojtjen kombëtare.

Ai publikoi dokumente konfidenciale në platformën Discord, e cila, siç thekson Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përfaqëson rrjedhjen më serioze të informacionit konfidencial në SHBA, pasi më shumë se 700,000 dokumente, video dhe kabllo diplomatike u shfaqën në faqen e internetit të Julian Assange, WikiLeaks 2010./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!