Ushtarët rusë kanë vazhduar bllokimin e njësive ukrainase në uzinën Azovstal në Mariupol, k thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës në përditësimin e përditshëm.
Fabrika është pjesa e fundit e Mariupolit që nuk është nën kontrollin rus.
Gjithashtu një depo municioni dhe një numër i madh deposh ruse janë shkatërruar nga ushtarët ukrainas, me rreth 70 persona të vrarë në sulm. Ukraina tha se ka zmbrapsur gjashtë sulme të armikut në territorin e Donetsk dhe Luhansk në 24 orët e fundit.
Trupat ruse po lëviznin pikat e tyre të kontrollit më pranë vijës së luftimit në rajonet e Donetsk në lindje dhe Tavrian në jug, thuhet në përditësim./abcnews.al/