Ushtarët amerikanë nisen në Lindjen e Mesme, presidenti Trump kërcënon iranin

schedule14:35 - 5 Janar, 2020

schedule 14:35 - 5 Janar, 2020

Manifestuesit kanë zbritur në rrugët e Washington dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të protestuar kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Kasem Sulejmani dhe manovrat ushtarake të ndërmarra nga administrata Trump.

Rreth 200 persona u mblodhën para Shtëpisë së bardhë me parulla dhe slogane pro paqes. E njëjta gjë ndodhi dhe në Çiakago përballë kullës Trump, një nga ndërtesat simbol të presidentit amerikan.Ndërkohë vijon vendosja e trupave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, në Fort Beg, në Karolinën e Veriut, avionë të ngarkuar me pajisje dhe ushtarë vijojnë të nisen drejt Kuvajtit.

Ushtarët do i bashkohen 650 efektivëve të vendosur atje javën e fundit pas sulmit të ambasadës amerikane në Bagdad. Ndërkohë 2900 ushtarë të tjerë do të nisen në ditët e ardhshme për një total prej 3500 trupash në rajon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!