Disa trupa amerikane u lënduan në një përplasje me ushtrinë ruse ditën e martë, në lindje të Sirisë, tha për CNN një zyrtar amerikan.
Zyrtari tha se dëmtimet ndodhën kur njëra prej automjeteve ruse siç duket u përplas me paramendim me automjetin amerikan duke bërë që ekuipazhi të pësojë lëndime nga tronditje. Raportet fillestare tregojnë se katër amerikanë mund të jenë dëmtuar.
Po ashtu, zyrtarët thanë që një helikopter ushtarak rus fluturoi ulët dhe shpejt mbi këtë zonë, taktikë kjo që përdoret shpesh nga forcat ushtarake për të shpërndajë personelin në tokë.
Pavarësisht udhëheqjes ushtarake amerikane në nivelet më të larta, duke qenë të vetëdijshëm për incidentin, brenda një kohe të shkurtër të ndodhjes së tij, Pentagoni ende nuk e ka pranuar publikisht që amerikanët u lënduan, shkruan abcnews.al.
Koalicioni ushtarak i Pentagonit dhe i udhëhequr nga SHBA që luftojnë ISIS-in në Siri nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment për incidentin.
Një zyrtar amerikan tha që ekzistonte një projekt-deklaratë nga ushtria për ngjarjen, por që ajo nuk u nënshkrua përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë. Zyrtari sqaroi se arsyet e kujdesit nga Shtëpia e Bardhë nuk ishin të qarta, megjithëse tha se kishte të ngjarë që zyrtarët donin kohë për të diskutuar situatën me homologët rusë.
Kjo besohet të jetë hera e parë që trupat amerikane lëndohen nga një takim me forcat ruse, edhe pse takime të tilla kanë ndodhur shpesh në Siri, për shkak se këta të fundit mbështesin regjimin sirian. /abcnews.al