Ushtarë koreanë kundër Ukrainës/ Vendi komunist dërgon 3000 ushtarë në mbështetje të luftës ruse

schedule15:01 - 17 Tetor, 2024

schedule 15:01 - 17 Tetor, 2024

Një battalion me 3000 ushtarë nga Koreja e Veriut do ti bashkohet  ushtrisë Ruse për të luftuar në Ukrainë , duke shënjuar kështu zyrtarisht  hyrjen e Penianit në luftë . Lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare që citojnë si burim inormacioni Inteligjencën Ukrainase.

Ky grup ushtarësh do të quhet “Batalioni Buryat” shkruan Politico duke Iu referuar një burimi ushtarak nga Kievi. Emri Buryat nuk është një rastësi pasi bëhet jalë për një rajon të lartët të Rusisë në Kufi me Mongolinë, një rajon ky që është shfrytëzuar nga Kremlini për rekrutim ushtarak.

Media Ukrainase Kiev Indipendent citoi një burim tjetër të inteligjencës Perëndimore duke thënë se Koreja e Veriut në fakt ka dërguar tashmë në Rusi 10 mijë ushtarë për tiu bashkuar luftës në Ukrainë.

Vetë Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensku deklaroi në parlamentin e vendit të tij teksa prezantonte “Planin e Fitores” se Vladimir Putin dhe lideri I Koresë së Veriut Kim Jong Un janë tashmë një “koalicion kriminelësh”.  Zelensky u shpreh se Koreja e Veriut është shteti I dytë që hyn në luftë të drejtpërdrejt me Ukrainën.

Instituti për Studimet e Luftës me bazë në Washington ka raportuar se Ushtarët e Koresë së Veriut po hyjnë për të luftuar në Ukrianë, pasi në muajin Qershor Putin dhe Kim Jong Un nënshrkuan një traktat gjithpërfshirës të partneritetit strategjik ku theksohej se të dy vendet do ti ofronin ndihmë ushtarake njëri tjetrit, nëse njëri prej këtyre shteteve sulmohej .

Ushtarët e Koresë së Veriut nuk janë parë në betejë që nga Lufta e Ftohtë kur ata u vendosën në luftëra të ndryshme kufitare si aleatë dhe përfaqësues sovjetikë.

Disa ditë më parë përgjatë muajit Tetor, Koreja e Jugut kishte deklaruar se 6 oficer ushtarakë të Koresë së Veriut ishin vrarë nga sulmi ukrainas në Donetsk.

Inteligjenca Perëndimore dhe ajo Amerikane kanë raportua më herët se Koreja e Veriut ka ndihmuar Rusinë me luftën e saj në Ukrainë duke i dërguar asaj raketa dhe municione të ndryshme.

/abcnewsa.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!