Ushtria ruse po përgatitet potencialisht për një “ofensivë në shkallë të gjerë” në lindje të Ukrainës në ditët në vijim, tha të mërkurën zëdhënësi ushtarak francez, kolonel Pascal Lanni.
“Brenda ditëve në vijim, ndoshta 10 ditë apo më shumë, Rusia mund të rifillojë përpjekjet e saj me një ofensivë në shkallë të gjerë në lindje dhe jug për të pushtuar rajonet Donetsk dhe Luhansk, ose edhe për të shtyrë deri në Dnipro nëse e lejojnë kapacitetet e tij,” u tha Lanni gazetarëve.
Zëdhënësi tha se forcat ruse po kryenin sulme ajrore dhe bombardime në Ukrainë jo vetëm për të dobësuar koherencën e sistemit të mbrojtjes ukrainase, por edhe për të prishur lëvizjet dhe kapacitetet logjistike të Ukrainës.
Ai gjithashtu vuri në dukje se nuk ka pasur përparime të rëndësishme në këtë fazë në drejtim të fitimeve territoriale për forcat ruse në frontin lindor.
/Abcnews.al/