Ushtar i rënë në luftë, vogëlushja ukrainase viziton varrin e të atit për ditëlindje

schedule15:45 - 13 Qershor, 2022

schedule 15:45 - 13 Qershor, 2022

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka shpërndarë në mediat sociale foton e një vajze të vogël që për ditën e saj të lindjes ka shkuar të vizitojë vendin ku prehet i ati.

E veshur me një fustan ngjyrë rozë me ujë, vogëlushen e kanë ulur përballë fotos së të atit, pranë të cilës është vendosur edhe ushqim.

“Kjo vajzë po feston ditëlindjen te varri i babait të saj, një ushtarak i brigadës 93 të Ushtrisë së Ukrainës, që u vra në krye të detyrës. Me qindra fëmijë nuk presin më që prindërit t’u kthehen nga lufta. Ndihmoni Ukrainën që t’u kthejë shpresën miliona të tjerëve që janë ende duke pritur,” thuhet në postimin e bërë në Twitter.

Numri total i ushtarëve të vrarë në luftën me Rusinë është ende i paqartë. Ndërsa, më herët u raportua se këshilluesi i presidentit Mykhailo Podolyak bëri të ditur se diku tek 100 deri në 200 trupa të Ukrainës janë duke humbur jetën cdo ditë. Kurse vetë presidenti Volodymyr Zelenskyy vlerësoi se bilanci ditor i viktimave ishte mbi 100. /abcnews.al/