Ushqimi i çdo kuzhine, që i bën rrobat e bardha

schedule10:20 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 10:20 - 26 Dhjetor, 2020

Një nga gjërat e zakonshme që ndodh me rrobat dhe pëlhurat tona të bardha është se pas një kohe ato marrin një ngjyrë tjetwr dhe shpesh bëhen të verdhë.

Përveç faktit që duhet të jemi të kujdesshëm me përdorimin e deodorantëve dhe parfumeve të ndryshme, ekziston një mënyrë për t’i mbajtur të gjitha të bardha.

Sekreti është i fshehur në kuzhinë dhe është një material i ngrënshëm.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të merrni një legen të vogël dhe ta mbushni me ujë të nxehtë. Pastaj shtoni një fetë limoni.

Vendosni rrobat tuaja në legen dhe lërini aty për rreth 10 minuta.

Nxirreni dhe shpëlajeni. Rezultati do t’ju bëjë përshtypje. Ju mund të bëni të njëjtën gjë me të gjitha të bardhat tuaja (përveç atyre pëlhurave që ndalojnë ujin e nxehtë) dhe përsëritni çdo herë para se t’i vendosni në lavatriçe për t’i larë siç duhet. l.k/abcnews.al