Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat më efikase për uljen e tensionit të lartë të gjakut.
Mëngjesi është një vakt tepër i rëndësishëm për uljen e tensionit.
Ky vakt përcakton funksionimin mirë të organeve, mbron zemrën por edhe energjinë që i nevojitet trupit.
Nëse dëshironi të ulni tensionin e lartë të gjakut, atëherë duhet të nisni ditën me një prej alternativave të mëposhtme.
Shumica prej tyre janë të pasura me kalium, një mineral i dobishëm për gjakun dhe shëndetin e zemrës.
1.Tërshëra
Tërshëra është shumë e pasur me fibra e cila ju mban të ngopur dhe ju frenon ndaj ushqyerjes së tepruar.
Nëse e mbani tërshërën në ujë gjatë natës, në mëngjes do të përfitoni sasitë maksimale të fibrave.
Tërshëra mund të pasurohet me fruta, arrorë, fara dhe mjaltë.
2.Kosi
Kosi dhe qumështi janë burime të shkëlqyera të kalçiumit, një prej mineraleve më të nevojshme për uljen e tensionit të gjakut dhe mirëmbajtjes së niveleve të tij.
Të dhënat këshillojnë konsumiminn e kosit të shtëpisë dhe pasurimit të tij me fruta dhe mjaltë.
3.Frutat
Është e vërtetë që frutat kanë sheqer që vjen në formën e fruktozës, por ato përmbajnë edhe fibra, minerale dhe vitamina.
Bananet dhe portokallet janë të rekomandueshme sepse ofrojnë kalium, një mineral që e mban zemrën të shëndetshme dhe ul tensionin e gjakut.
4.Farat
Farat e kungullit, farat e linit dhe ato chia ofrojnë përfitime të shumëta nëse konsumohen rregullisht.
Këto fara janë shumë të pasura me kalium, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme./abcnews.al