Marrja adekuate e proteinave është një nga sekretet e humbjes së peshës. Arsyeja është se ky makronutrient ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e masës muskulore, e cila është metabolikisht aktive, pra “djeg” kalori, sipas “Women Health”.
Në të njëjtën kohë, proteinat ndahen ngadalë gjatë tretjes, duke ndihmuar në menaxhimin e urisë dhe dëshirave. Në fakt, proteinat me bazë bimore ofrojnë përfitime shtesë, pasi ato kombinohen me fibra dhe antioksidantë që veprojnë kundër inflamacionit.
Thjerrëzat: Thjerrëzat e gatuara sigurojnë 18 gramë proteina. Përveç supës klasike, mund t’i hani edhe si sallatë ose si shoqëruese të një vakti kryesor.
Farat: Fara e lirit, farat chia dhe farat e kungullit, pavarësisht nga madhësia e tyre e vogël, sigurojnë një sasi të mjaftueshme të proteinave deri në 9 gramë në gjysmë filxhani. Mund t’i shtoni në drithëra, sallata ose smoothie.
Arrorët: Sigurojnë proteina, fibra dhe yndyrna të mira në të njëjtën kohë. Në mënyrë tipike, një e katërta filxhan kikirikë siguron 7-9 gram proteina.
Fasulet: Ashtu si thjerrëzat, edhe fasulet kanë shumë proteina. Gjithashtu, kombinimi unik i proteinave, fibrave dhe antioksidantëve që ato ofrojnë shtyp oreksin dhe ndihmon në kontrollin e hormoneve të urisë. /abcnews.al