“Ushqim në këmbim të të dhënave personale,” mediat: Putini i ka përgatitur që nga marsi “referendumet e pavarësisë”

schedule12:06 - 25 Shtator, 2022

schedule 12:06 - 25 Shtator, 2022

British Observer vijon të zbulojë se Rusia dhe Vladimir Putin kanë përgatitur prej muajsh të ashtuquajturit referendume të pavarësisë që po zhvillohen në rajonet e pushtuara nga Rusia të Ukrainës. Siç shpjeguan ukrainasit për gazetën britanike, “arma” e rusëve për të manipuluar referendumet ishte ushqimi.

Banorët e qytetit të Balaklias shpjeguan se që nga muaji mars, kur zona ishte nën pushtimin rus, ndihma e tyre e vetme për sigurimin e ushqimit ishin shpërndarjet e bëra nga rusët.

“Megjithatë, kishte një kleçkë: për të marrë këtë ushqim, banorët duhej të jepnin informacionin e adresës dhe të dorëzonin pasaportat e tyre ukrainase dhe kartat e identitetit ukrainas ,” shkruan Observer .

“Kanë fotokopjuar gjithçka. Ishte një mashtrim për të fituar akses në të dhënat tona personale. Në këmbim na dhanë një pako me spageti dhe mish të konservuar ”, thotë një banor i qytetit ukrainas.

“Në këtë mënyrë FSB-ja ruse ( pasardhësja e KGB-së) arriti që të përpilonte një listë të saktë me të dhënat e banorëve të territoreve të pushtuara, të cilat mund t’i përdorte më pas për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, por dhe për arsye të tjera “, vëren gazeta britanike. .

Siç komenton me ashpërsi një banor i Balaklias “Rusia ka shumë përvojë në ‘gatimin’ e rezultateve të zgjedhjeve, që nga koha e Stalinit “.

Ndërkohë, mediat ruse pohojnë se Vladimir Putin po përgatitet për një fjalim më 30 shtator, siç bëri në vitin 2014, kur shpalli aneksimin e Krimesë. /abcnews.al/