“USA Today”: Shqipëria mes katër destinacioneve evropiane spektakolare për pushime

schedule07:35 - 12 Maj, 2024

schedule 07:35 - 12 Maj, 2024

Evropa është një nga rajonet më të vizituara nga turistët dhe nuk është një çudi, shkruan Wilson Santiago Burgos në të përditshmen amerikane “USA Today”.

Bukuria, historia, diversiteti dhe atraksionet e saj kanë gjithçka që kërkojnë shumë vizitorë.

Megjithatë, shumë njerëz mendojnë se udhëtimi në këtë kontinent kërkon shpenzime të mëdha pasi qytetet më të vizituara janë zakonisht destinacione të kushtueshme, si Amsterdami, Londra dhe Parisi.

Gjatë viteve të mia të udhëtimeve, kam zbuluar destinacione të bukura në Evropë që mund t’i vizitoni me buxhete modeste.

Ne ju sugjerojmë katër vendet evropiane ku mund të kaloni pushime spektakolare pa shpenzuar shumë, që përfshijnë Shqipërinë, Kroacinë, Çekinë, Portugalinë

Shqipëria

Ky vend ka qenë një nga surprizat e mëdha në jetën time.

Nga plazhet e kristalta e deri te malet me pamje madhështore të ngjashme me ato në Zvicër, Shqipëria u ofron turistëve pak nga gjithçka. Çmimet për transport, akomodim dhe ushqim janë shumë të përballueshme.

Për shembull, në Tiranë mund të akomodoheni në hotele shumë të mira për më pak se 59 dollarë nata.

Mos harroni të vizitoni fshatin e saj të famshëm, Thethin, si dhe qytetet e Beratit, Krujës, Shkodrës dhe plazhin e Ksamilit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!