Pak javë më parë pësoi një disfatë historike. Amanda Anisimova përjetoi një turpërim dhe shkatërrim të vërtetë në finalen e madhe të Uimbëlldonit përballë favorites polake, Iga Shviontek, me shifrat 6-0 e 6-0.
Gjithsesi, ka gjithmonë një të nesërme dhe tenistja amerikane e pati ditën e saj të shkëlqyer.
Vajza 24-vjeçare mundi rivalen e saj të frikshme në çerekfinalen e US Open, dhe do të synojë të fitojë titullin Grand Slem në vendin e saj.
Anisimova ia doli gjithashtu 2-0 me sete, edhe pse rezultati ishte më I ngushtë sesa në barin londinez.
Suksesi u arrit me shifrat e seteve 6-4 e 6-3, në një nga ato të papritura që mund të cilësohen ndër më të mëdhatë e tenisit.
Amerikania deklaroi më pas se e studio humbjen në Uimbëlldon përballë Shviontekut për të kuptuar se çfarë duhej të bënte më mirë, dhe kjo I vlejti.
Tashmë, Anisimova do të synojë finalen në US Open në duelin ndaj japonezes Osaka këtë të premte.
Për djem nuk pati surprizë. Numri 1 I botës, Janik Siner, kaloi pa asnjë problem patriotin e tij, Lorenco Muzeti, duke fituar 3-0 me sete.
Rezultati ishte 6-1, 6-4 e 6-2 në një kohë relativisht të shkurtër.
Kjo do të thotë se pas derbit italian, 24-vjeçari do të luajë në gjysmëfinale ndaj kanadezit Ozhe-Aliasimë, që kaloi në çerekfinale australianin De Minër.
Nuk do ta ketë të lehtë sepse kanadezi ka mundur rivalë të fortë si Zverev apo Rubljov, ndërsa gjysmëfinalja më e madhe e meshkujve do të jetë mes Karlos Alkarazit dhe Novak Gjokoviçit.

