US OPEN/ Idhulli i ri amerikan, Ben Shelton është shpresa e publikut në turneun e madh të tenisit

schedule13:16 - 6 Shtator, 2023

schedule 13:16 - 6 Shtator, 2023

Mos vallë vendi i madh po e gjen sërish këtë sport? Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë sinonim i tenisit, të paktën që pas Luftës së Dytë Botërore, veçse u desh të pritej shumë për të shpresuar për një pasardhës të Pit Samprasit dhe Andre Agasit.

Kanë kaluar 20 vjet e më shum dhe ja ku shfaqet Ben Shelton. Djaloshi 20-vjeçar nga Atlanta e Xhorxhias, lumturoi publikun vendas në Nju Jork duke mbërritur në gjysmëfinale të US Openit.

Shelton mundi në çerekfinale patriotin e tij Frensis Tiafo. Ia doli në katër sete duke treguar epërsi ndaj rivalit me shumë më tepër përvojë. Rezultati në “Arthër Ejsh” ishte 6-2, 3-6, 7-6 dhe 6-2.

“Ishte diçka fantastike sonte apo jo. Ndjej se këtë herë dhashë gjithçka në fushë. Një betejë emocionale. Ju falenderoj që qendruat kaq vonë për të ndjekur ndeshjen. Një atmosferë fantastike. Ju falenderoj që më ndihmuar që t’ia dal mbanë”,- u shpreh Shelton pas fitores,

Nuk dihet nëse Shelton do të ketë forcën dhe talentin e duhur për t’u ngjitur në majë, aty ku ndodhen Karlos Alkaraz dhe Novak Gjokoviç. Ai ende nuk ka fituar asnjë titull dhe është numri 47 në botë, por gjithsesi publiku amerikan ka shpresë.

Në gjysmëfinale, 20-vjeçari do të ndeshet pikërisht një rivalin më të shquar të mundshëm, Novak Djokovic. Legjenda e tenisit kaloi një tjetër amerikan, Tejlër Fricin, duke mos pasur asnjë problem. Edhe pse djemtë e shtëpisë kanë qenë më aktivë në këtë edicion të Grand Slemit, sërish Fric nuk ia doli, pasi Nole triumfoi 3-0 dhe me rezultatin e seteve 6-1, 6-4 e 6-4. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!