Ursula von der Leyen: Putin ka nxitur krizën ushqimore

schedule14:23 - 14 Shtator, 2022

schedule 14:23 - 14 Shtator, 2022

“Putini ka nxitur krizën ushqimore”. Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke thkesuar se Europa dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund situatës.

“Asnjë nga sanksionet tona nuk e ka penguar Rusinë të eksportojë ushqime dhe plehra në vendet e cenueshme. Ne duhet ta themi vazhdimisht këtë gjë sepse është e vërtetë ndërsa Rusia po thotë të kundertën, që është e gjitha një gënjeshtër, “ tha von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Europian theksoi se më shumë se dhjetë milionë tonë drithë janë larguar nga portet e Ukrainës.

Ajo tha gjithashtu se 30% e eksporteve të grurit të Ukrainës janë dërguar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, Afrikë, Lindje e Mesme dhe Azi. “Pra, janë drithërat ukrainas që bënë që çmimet të bien përsëri,” vuri në dukje ajo.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!