Kryeministri Edi Rama me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, këtë të martë kanë hapur dyert e ambienteve të shkollës “Korb Muça” dhe kopshtit “Europa”, në Fushë Krujë.
Ky është një projekt i financuar nga programi EU4Schools i Komisionit Evropian me zbatim nga UNDP.
Ndërkohë në këtë vizitë Von der Leyen është ulur dhe ka zhvilluar takime me fëmijët në këtë kopësht. Ajo ka shkëmbyer disa fjalë me fëmijët dhe me banorët në këtë zonë.
“Mendoj se ky është një symbol i miqësisë që ne kemi dhe i së ardhmes i rinisë që do të ketë Shqipëria”, ka thënë ajo./abcnews.al