Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë për në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e presidentes së KE-së, ndërsa takimi do të bëhet këtë javë.
Von der Leyen do të jetë e shoqëruar nga Josep Borrell, diplomati më i lartë i Bashkimit Evropian. Pas vizitës dy zyrtarët e BE do të jenë në Varshavë të shtunën. /abcnews.al/