Ursula von der Leyen: BE arrin objektivin, 70% e të rriturve janë vaksinuar

schedule14:11 - 31 Gusht, 2021

schedule 14:11 - 31 Gusht, 2021

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp tha se 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Europian janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Me këtë shifër, BE-ja ka arritur objektivin e vendosur në muajin në janar, që deri në fund të verës të vaksinohen 70 për qind e të rriturve.

“Sot shënuam një arritje të rëndësishme në fushatën tonë të vaksinimit. Në BE, 250 milionë njerëz janë plotësisht të imunizuar. Por, pandemia nuk ka përfunduar. Kështu që, më së pari, nevojitet që sa më shumë europianë t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit, mundësisht me një ritëm të shpejtë”.

“Ne gjithashtu duhet të ndihmojmë që pjesa tjetër e botës të vaksinohet,” shtoi ajo, duke theksuar se BE do të vazhdojë të mbështesë partnerët e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!