Ursula von der Leyen: BE në 2022 do të prodhojë 3.5 miliardë doza vaksine anti Covid

schedule16:21 - 28 Tetor, 2021

schedule 16:21 - 28 Tetor, 2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen  këtë të enjte ka deklaruar nga Brukseli se në vitin 2022 pritet që në BE të prodhohen 3.5 miliardë doza vaksine anti Covid, nga të cilat një pjesë e madhe do të shpërndahen në vendet e treta.

Von der Leyen këtë deklaratë e ka bërë pak para nisjes së G20 në Romë, ku janë diskutuar çështje të tilla si pandemia e Covid 19, masat që duhet të merren për pandemi të reja, ekonominë e rimëkëmbjes globale dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Ndërkaq në lidhje me pandeminë e Covid ajo ka theksuar se vendet e G20 pritet të angazhohen për qëllimin e vaksinimit të plotë të 70% të popullsisë së botës deri në mesin e vitit 2022.

“Është një objektiv ambicioz, por ne do ta mbështesim plotësisht”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera pritet që liderit që marrin pjesë në Samitin e G20 pritet që të rritjen e kapacitetit të prodhimit për vaksinat, kryesisht teknologjinë mRNA, në vendet në zhvillim, duke kujtuar se Europa po investon më shumë se 1 miliard euro në Afrikë për këtë qëllim.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se BE-ja ka eksportuar 1.2 miliardë doza të vaksinës Covid-19 në 150 vende në 11 muajt e fundit dhe ka shpërndarë rreth 800 milionë doza për qytetarët evropianë.

Drejtuesja e Komisionit Evropian ka theksuar se në vitin 2022 BE-ja dhe shtetet e saj anëtare janë zotuar të dhurojnë gjithsej 500 milionë doza vaksinash për vendet e treta.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!