Urimi i Imzot Angelo Massafra për Pashkët: Mos e braktisni Atdheun! Ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme pa ryshfet e korrupsion

schedule11:33 - 16 Prill, 2022

schedule 11:33 - 16 Prill, 2022

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare Imzot Angelo Massafra ka uruar të gjithë shqiptarët katolikë për  festën e pashkës.

Nëpërmjet një mesazhi Imzot Angelo Massafra u bën thirrje shqiptarëve të heqin mllefin nga zemrat, të heqin,njëherë e përgjithmonë dëshirën për të shfrytëzuar tjetrin me ryshfet dhe korrupsion, për ta bërë

Shqipërinë vend të jetueshëm e  për ta mos braktisur.

“Le të bëjmë secili detyrën e vet me korektësi, transparencë e drejtësi, pa kërkuar asgjë që nuk na takon me ligj në çdo sektor: në pazar, në shkolla, në universitet, në gjyqe dhe në sektorin e shëndetësisë! Të jemi solidarë me më nevojtarët”, tha Imzot Angelo Massfara.

MESAZHI I PASHKËS 2022

Te dashur Vellezër deh Motra, Janë kthyer sërish ditët e festës së madhe të Pashkës: ngjarja më e rëndësishme fetare për ne të krishterët, ajo që i jep kuptim dhe arsye fesë që na bën ta quajmë veten besimtarë në Krishtin.

Me Palin apostull pohojmë se “në qoftë se me të vërtetë Krishti nuk është ngjallur, (atëherë) i kotë është predikimi ynë – i kotë besimi juaj” (krh. 1 Kor 15,14). Ngjallja e Jezusit është garancia e hyjnisë së tij, për këtë e quajmë “Zot” dhe “Biri i Hyjit”, i cili ofroi jetën e vet dhe e mori sërish atë me fuqinë e krahut të vet (krh. Gjn 10,17-18). Dhe ne shpëtojmë vetëm duke njohur dhe duke shpallur faktin që Krishti është Zot (krh. Rom 10,9).

Të dashur vëllezër dhe motra, sot më shumë se kurrë duhet ta shpallim zotërinë e Krishtit të ngjallur në këto kohë kur po përshkojmë errësirën e vdekjes të shkaktuar nga luftërat që po i vënë flakën planetit tonë, në veçanti nga lufta e pakuptueshme i Rusisë kundër Ukrainës, ndërsa ende nuk kemi dalë përfundimisht nga errësira e thellë e një pandemie globale.

Dhe kjo për dy arsye: së pari sepse njohja e përvuajtë e zotërisë së Krishtit do të thotë gjithashtu të pranojmë se askush nuk mund të dominojë dhe mpost të tjerët, pa u ndëshkuar, qoftë edhe në emër të një ideologjie apo të ndonjë mendimi politik. Së dyti, sepse Krishti i Ngjallur e ushtron zotërinë e tij jo me dhunë, por duke sjellë dhuratën e paqes.

Mbrëmjen e Pashkës, nxënësve të mbledhur në Çenakull, të mbyllur brenda nga frika, Jezusi u shfaqet dhe u uron paqen, u jep Shpirtin Shenjt dhe fuqinë për të falur mëkatet (krh. Gjn 20,19-23). Paqja që uron Jezusi i Ngjallur konsiston në të jetuarit e plotë të prani të Hyjit; Shpirti i dhuruar është garancia e kësaj pranie tek ata që besojnë në Të; fuqia për të falur mëkatet është kumtimi se Hyji është mëshirë dhe dëshiron që bijtë e tij ta jetojnë këtë mëshirë, të marrë dhe të dhënë.

Pranimi i Krishtit të Ngjallur si Zot i jetës sonë është e gjithë kjo, por edhe fillimi i jetës së re, të shënuar nga prania e Shpirtit shenjtërues; është edhe fillimi i marrëdhënieve të reja mes nesh, të shënuara nga mëshira e ndërsjellë.

E kuptojmë se nuk mjafton të bëjmë shpallje paqeje, por është e nevojshme para së gjithash të kemi paqe në zemër; as nuk mjafton që këtë gjë ta bëjnë vetëm të fuqishmit e tokës: është e nevojshme që secili të jetojë dhe të punojë për paqen në vetvete, në shtëpinë e tij dhe në vendet ku ndodhet.

Më lejoni të jem më konkret: le të heqim mllefin nga zemrat tona, të heqim, njëherë e përgjithmonë dëshirën për të shfrytëzuar tjetrin me rryshfet dhe korrupsion, le të bëjmë secili detyrën e vet me korektec, transparencë e drejtësi, pa kerkuar asgjë që nuk na takon me ligj në çdo sektor: në pazar, në shkolla, në universitet, në gjyqe dhe në sektorin e shëndetësisë! Të jemi solidarë me më nevojtarët, s i na fton Shën Nena Tereza jonë.

Të dashur, ne, në vend që të ankohemi gjithmonë e/ose të braktisim Atdheun tonë, të gjithë së bashku e secili prej nesh të veprojë në menyrë që Shqiperia jonë të behet me e jetueshme!
Prandaj, po u drejtoj këtë apel të përzemërt të gjithë besimtarëve në Krishtin, juve të cilëve ju arrin ky mesazh përshëndetës dhe të gjithë burrave dhe grave vullnetmirë: t’i lejojmë Krishtit të Ngjallur që t’i kalojë dyert e mbyllura të “çenakujve” tanë të kyçur, të zemrave tona të frikësuara, të marrëdhënieve tona të sëmura nga pasiguritë dhe dyshimet.

Mos kini frikë ta mikprisni Atë që dëshiron të ulet në tryezë me ju, jo për të hequr diçka nga tavolina juaj, por për të dhuruar vetveten si ushqim dhe pije.

Dhe atëherë Ai, i vetmi Zot dhe Shpëtimtar, do t’ju japë bashkë me veten e tij edhe paqen e shumëdëshiruar, Shpirtin jetëdhënës dhe shenjtërues, së bashku me një jetë të re plot dashuri të mëshirshme. Ky apel është edhe përmbajtja e urimeve të mia të sinqerta për këtë solemnitet pashkvor.

Bekimi i Krishtit të Ngjallur, Zotit dhe Shpëtimtarit tonë, zbritë me bollëk mbi ju, mbi familjet tuaja, mbi Kishën tonë në ecje sinodale, mbi shoqërinë civile dhe mbi pushtetarët tanë, por veçanërisht mbi të sëmurët dhe mbi ata që janë duke jetuar shqetësimet e kësaj kohe krize. Uroj: katolikëve, Ortodoksëve dhe të gjithëve të krishterë: Gezuar Pashkën.
+ Angelo Massafra OFM Arqipeshkev Metropolit i Shkoder-Pult President i Konferences Ipeshkvore te Shqiperise/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!