Urimi i Dua-s për ditëlindjen e Gigi Hadid tregoi gjithçka për raportin si kunata

schedule17:34 - 23 Prill, 2021

schedule 17:34 - 23 Prill, 2021

Supermodelja me famë botërore, Gigi Hadid feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 26 vjeç dhe kjo ditë, ndryshe nga herët e tjera, është mjaft speciale për faktin se feston për herë të parë si një nënë. Krahas urimeve të shumta, nuk ka munguar as një nga Dua Lipa, e cila është e dashura e vëllait të saj, Anëar.

Bukuroshja shqiptare ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto me modelen, krahas së cilës ka shkruar fjalët më të bukura për t’i uruar ditëlindjen. “Dita kombëtare e Gigi Hadid! Gëzuar ditëlindjen gjëja më e ëmbël!”, ka shkruar Dua.

Ndërkohë, nuk ka vonuar dhe përgjigjja e modeles, e cila ka shkruar: Faleminderit motër të dua”, duke treguar kështu se gëzon një marrëdhënie perfekte me kunatën e saj. Ndërkaq, duket se partneri i saj, Zayn Malik ka preferuar të mos i bëjë një urim publik.

Are Gigi Hadid And Dua Lipa Friends? Dua's Boyfriend Anwar's Famous Family  Connection - Capital

Dua Lipa, Grace Elizabeth and Gigi Hadid: V Magazine fan meet -02 -  GotCeleb | Gigi hadid, Grace elizabeth, Fashion

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!