Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Urimet e besimtarëve katolike/ Në Vigjilje të Pashkës së Madhe

schedule23:12 - 4 Prill, 2026

schedule 23:12 - 4 Prill, 2026

Besimtarët katolikë të të gjitha moshave janë mbledhur për të kremtuar vigjiljen e Pashkës së Madhe. Pak pas orës 22:00 në katedralen “Shën Pali” në kryeqytet, nisi mesha e ringjalljes së Krishtit.

Në kujtim të birit të Zotit, i cili për 40 ditë qëndroi pa ngrënë e pa pirë, besimtarët po kaq ditë kufizohen në ngrënien e disa ushqimeve duke respektuar atë që njihet si Kreshmë.

Paralelisht, edhe në Vatikan, shtëpinë e katolicizmit, Papa Leone XIV po mban meshën. Për festën e Pashkës, besimtarët ndjekin meshën e së dielës, e cila nis në orën 10:00.



Ata shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera me ngjyrë të kuqe, e më pas urojnë njëri-tjetrin për këtë ditë të shënuar. Gjithashtu, ditën e diel, familjet mblidhen bashkë rreth tryezës për të festuar.

Dita e Pashkëve konsiderohet në familjet e besimtarëve edhe si ditë e anashkalimit të mërive dhe faljes.   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!