“Urime Tiranës”, Vanoli: Më pëlqen skuadra. E ardhmja? Kam kontratë për 3 vite

schedule13:10 - 8 Maj, 2022

schedule 13:10 - 8 Maj, 2022

Dinamo do të përballet me Skënderbeun në Kamëz në takimin e javës së 33-të të kampionatit shqiptarë, sfidë ku përballë do të jetë dy skuadrat që janë thuajse të rëna në Kategorinë e Parë.

Në konferencën për shtyp, trajneri Rodolfo Vanoli do të kërkojë të marrë fitoren e parë në stolin e Dinamos, teksa teksa zbuloi edhe kontratën me presidentin Bardhi.

OBJEKTIVI – “Si fillim dua të komplimentoj Tiranën për titullin. Janë akoma 12 pikë në lojë, dhe do të tentojmë të marrim maksimumin. Të shohim në fund nëse do shpëtojmë, edhe pse është shumë e vështirë, por ne do e provojmë.

KONTINGJENTI – “Jemi të kompletuar, do të zbresim në fushë me një formacion që do dijë çfarë të bëjë në fushë”.

SHQIPËRIA – “Nuk ishte e vështirë, pjesa më e vështirë kanë qenë rezultatet. Skuadra më pëlqen, është rritur në nivel, por na kanë dëmtuar gabimet teknike të individëve. Në përgjithësi, eksperienca në Shqipëri është shumë pozitive.

E ARDHMJA – “Kam ardhur këtu për 3 vite, kjo është kontrata me presidentin. Nuk erdha këtu për disa muaj. Dinamo kishte 10 vite larg Superiore, presidenti më thirri të sjell këtu filozofinë time, por edhe të atij. E dinim që kishte vështirësi, por pranova sepse Dinamo e meriton diçka shumë të rëndësishme”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!