Urimi i presidentit amerikan, Jo Biden për 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka ardhur bashkë me listën e detyrave të shtëpisë që duhet të bëjë Prishtina zyrtare për të vazhduar në rrugën e shtruar nga çlirimtarët dhe garantuesit e pavarësisë së saj.
Kreu i shtëpisë së bardhë nënvizon se Uashingtoni mbështet fuqishëm Kosovën multietnike dhe përpjekjet për dialog të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.
Mirëpo ajo që bie qartë në sy është fakti që në asnjë moment Biden nuk përmend qeverinë dhe as emrin e kryeministrit Albin Kurti, vendimet kokëforta te te cilit se fundi kane shqetësuar Uashingtonin, nga ku kane ardhur dhe apele te vazhdueshme per tu tërhequr dhe per te mos rrezikuar partneritetin strategjik.
“Krahas rajonit dhe në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara inkurajojnë lidershipin e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet e saj, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi.”
Me te njejten linje me presidentin Biden, edhe sekretari i shtetit Blinken te enjten në Tiranë, i rikujtoi Kosovës se dialogu mbetet e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe paqen në rajon, por nuk përmendi asnjehere emrin e kryeministrit Albin Kurti.
Ne letren e urimit te pavaresise nga Presidenti Francez Emmanuel Macro drejtuar Presidentes se Kosoves Vjosa Osmani, i kërkohet Kosoves qe te permush “detyrat e shtepise” duke perfshire themelimin e Asociacionit te Komunave me Shumice Serbe dhe mbajtjen sa me pare te zgjedhjeve te reja ne veri.
Kritika për qeverinë kurti kishte edhe OSBE. Në një deklaratë zyrtare, organizata e ka cilësuar si të njëanshme rregulloren e re të Bankës Qendrore për heqjen nga qarkullimi te dinarit në territorin e Kosovës.
“I bëjmë thirrje Kosovës që të shtyjë menjëherë zbatimin e këtij vendimi dhe palët e përfshira të kërkojnë zgjidhje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e Misionit të SHBA-ve në OSBE.
Edhe një nga mbështetësit më të mëdhënj dhe më të zëshëm të Prishtinës, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, shfaqet e zhgënjyer me sjelljen e qeverisë Kurti. Konkretisht ajo e ka cilësuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, si gënjeshtar dhe reagimin tij kundrejt disa organizatave jo-qeveritare serbe që janë pjesë konverntes kombetare per bashkimin europian e quajti të rrezikshem.
“BE-ja nuk ka nevojë që dikush t’u tregojë zyrtarëve të saj se kë dhe në çfarë ore mund të takohen.Këto deklarata nuk janë vetëm të rreme, por edhe të rrezikshme pasi vendosin në shënjestër personat dhe organizatat e tyre. Është thelbësore që karakteri multietnik i Kosovës të ruhet, vlerësohet dhe mbështetet”.
Bislimi kritikoi të martën të dërguarin e BE miroslav Lajçak, për qasje jo-të drejtë dhe jo-neutrale në procesin e dialogut.
Reagimi i tij erdhi pasi Lajçak takoi përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, pa treguar qe behej fjale per nje organizate serbe.
Mirëpo në një lëvizje krejt të papritur Ambasadorët e vendeve të QUINT-it ne Kosove te njejten perfaqesues te organizatave joqeveritare se bashku zëvendësavokatin e popullit, i cili eshte pjese e komunitetit serb ne veri. Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në platformën X. Ky i fundit i ka cilësuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës si partnerë të besueshëm./abcnews.al