“Urdhri” i Sarrit: Juventusi im duhet të dominojë, ja si e arrijmë

schedule20:34 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 20:34 - 10 Dhjetor, 2019

Juventusi dëshiron të lërë pas krahëve humbjen e parë në kampionat. Lazio theu bardhezinjtë e Sarrit në fundjavë, disfatë që u përjetuar keq nga kampionët e Italisë. Për fat ndeshja e radhës vjen shpejt dhe nesër Juventusi luan kundër Bayer Leverkusen në Champions League.

Misioni është arritur dhe kjo ndeshje ka rëndësi vetëm për ekipin vendas. “Ky kompeticion duhet nderuar gjithmonë, është një privilegj të luajmë në Champions. Pres një ndeshje me intensitet të lartë, duhet të tregojmë mentalitet të fortë“, thekson trajneri në lidhje me ndeshjen kundër “Aspirinave”.

Vetëm një pikë e marrë në dy ndeshjet e fundit në kampionat i kanë kushtuar kreun bardhezinjve dhe Sarri nuk i kursen këshillat ndaj lojtarëve të tij. Më shumë një “urdhër” pasi Juventusi i tij duhet të dominojë kundërshtarët.

Jemi të qetë, por e dimë se duhet të punojmë dhe bëjmë më mirë. Duhet të rritemi në qarkullimin e topit dhe ta bëjmë shpejt këtë. Duhet të tentojmë gjithmonë të jemi ne që komandojmë ndeshjen. Kjo ka të bëjë me ndryshimin e mentalitetit dhe kërkon kohë“, thekson Maurizio Sarri. /abcnews.al