Vendosja e orarit për të lëvizuar ka krijuar dyndje në supermarkete edhe në qytetet e tjera të vendit. Ndërkohë gazetari Orgesi Sako raporton për abcneës.al se në Gjirokastër duket se ka një ndërgjegjësim të qytetarëve, pasi janë të paktë në rrugë. Një pjesë e tyre dolën për të bërë blerjet para orarit të cëktuar në orën 10:00.
Ndërkohë në Vlorë, qytetarët e kanë shfrytëzuar orarin e paradites për të kryer punët e tyre në banka dhe po ashtu për të bërë blerje në supermarkete.
Gazetari Elton Nika raporton se në supermarkete dhe banka duket se qytetarët po respektojnë rregullin për të mbajtur distancën apo edhe që hyjnë një nga një për të mos krijuar radhë të gjata. Po ashtu shihen edhe qytetarët që janë futur në supermarkete pa doreza dhe maska.
Ndonëse një ndër qytetet më të prekura me koronavirus, në Durrës nuk po respektohet urdhri i karantinës.
Gazetari Leonidha Musaj raporton se në banka dhe supermarkete ka dyndje qytetarësh shumë pranë njëri tjetrit, duke mos respektuar as distancat.
Në Peshkopi, qytetarët sot kanë dalë para orës 10:00 për të kryer punët e tyre. Gazetari Neki Feta raporton se në këtë orar rrugët kanë qenë të mbushura me njerëz./abcnews.al