“Urdhri” i Infantinos: Mos i ndëshkoni ata që nderojnë Floyd, duartrokitini

schedule13:36 - 3 Qershor, 2020

schedule 13:36 - 3 Qershor, 2020

Vdekja e George Floyd në Minneapolis i ka shokuar të gjithë. Afro-amerikani humbi jetën pas abuzimit nga policia dhe në SHBA kanë shpërthyer protestat. Reagime ka edhe nga bota e sportit, teksa futbollistë të ndryshëm, si Sancho dhe Thuram, kanë dedikuar golat e tyre për Floyd.

Një debat i madh është hapur nëse duhet dënuar me kartonë veprimet e tyre, dilemë që është shuar përfundimisht nga Gianni Infantino. Presidenti i FIFA-s vihet në krah të futbollistëve dhe analizon mendimin e tij për Ansa.

Në një kompeticion si Bundesliga, që është pjesë e FIFA-s, veprimet e atyre futbollistëve meritojnë duartrokitje dhe jo ndëshkime. Të gjithë ne duhet t’i themi jo racizmit dhe çfarëdo forme diskriminimi. Le t’i themi jo dhunës dhe çdo lloj forme të saj.

FIFA i kupton ndjenjat dhe shqetësimet e shprehura nga shumë futbollistë në lidhje me rrethanat tragjike të George Floyd. Zbatimi i ligjeve të lojës i lihet organizatorëve të garave, të cilët duhet të demonstrojnë sjellje të mirë dhe të marrin parasysh kontekstin që rrethon ngjarjet“, komenton Infantino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!