Urdhri i farmacistëve konferencë tre ditore me pjesëmarrje ndërkombëtare

schedule19:57 - 4 Nëntor, 2022

schedule 19:57 - 4 Nëntor, 2022

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës nisi sotkonferencën e VI farmaceutike me titull “Së bashku për farmaceutikën”. Kjo Konferencë 3-ditore zhvillohet me pjesëmarrje ndërkombëtare.

 

Në fokus të kësaj Konference janë zhvillimet bashkëkohore në fushën farmaceutike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këto zhvillime do të pasqyrohen gjatë referimeve të lektorëve shqiptarë e të huaj, të cilët vijnë nga bota akademike dhe profesionale.

Qëllimi është që kjo Konferencë të mundësojë shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet kolegëve farmacistë, të cilët e ushtrojnë profesionin në fusha të ndryshme të sektorit farmaceutik.

Në  ceremoninë e hapjes së Konferencës, Diana Toma, Presidente e Urdhrit te Farmacisteve të Shqipërisë falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e lartë, pas një kohe të gjatë ndërprerje.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë vlerësoi me certifikata mirënjohjeje institucione të cilat kanë qenë mbështetëse në aktivitetet e UFSH, farmacistë të cilët kanë kontribuar në lartësimin e figurës së këtij profesionisti, kompanitë farmaceutike që mbështesin këtë sektor si dhe kolegët nga rajoni./Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!