Me 17 nëntor do të mbahet seanca e parë gjyqësore në Belgjikë për shqyrtimin e urdhër-arrestit europian të lëshuar nga Spanja kundër presidentit të shkarkuar të Katalonjës, Karles Puçdemon. Lideri separatist nuk do të arrestohet por do të jetë nën vëzhgim.
Do të mbahet me 17 nëntor në orën 14:00, seanca e parë në Gjykatën e Belgjikës, e cila duhe të vendosë lidhur me ekzekutimin e mandatit të arrestit europian të lëshuar nga Spanja kundër presidentit të shkarkuar të Katalonjës, Karles Puçdemon. Kërkesa është e njëjtë edhe për 4 ish-ministra të rajonit autonom, që për momentin mbahen nën vëzhgim në shtetitn belg bashkë me liderin separatist.
Zëvendëskryeministrja spanjolle, Soraja Saenz de Santamaria ka konfirmuar se qeveria e Madridit respekton vendimin e drejtësisë së Brukselit lidhur me Puçdemon dhe 4 ish-pjestarët e kabinetit të tij. Ndërsa ministri i Drejtësisë spanjolle, Rafael Katala është shprehur i bindur se kërkesa për dorëzimin e 5 të kërkuarve nga drejtësia belge do të përmbyllet me një “përgjigje pozitive”.
Mediat raportojnë se Puçdemon nuk do të përfundojë në burg por as mund të largohet nga Belgjika deri në përfundim të procesit gjyqësor. Gjatë kësaj kohe lideri separatist mund të ketë kontakte me shtypin dhe të zhvillojë aktivitete politike, thotë prokuroria e Brukselit. Për çështjen e urdhër-arrestit europian ka reaguar edhe një zëdhënës I Komisionit Europian. Zyrtari thotë se institucioni i lartë i Unioni nuk ka anjë rol, pasi bëhet për një bashkëpunim të ngushtë mes Prokurorisë së Spanjës me atë të Belgjikës.
Ndërkohë, në një intervistë për mediat britanike, ish-presidenti Puçdemon denoncoi burgosjen masive të politikanëve që mbështetën pavarësinë e Katalonjës nga Spanja. Gjithashtu kërkoi lirimin e 8 ish-ministrave të tij./abcnews.al