Urdhër apo zgjedhje taktike? Dede e Laçi replikojnë për Gentian Muçën

schedule23:01 - 13 Korrik, 2020

schedule 23:01 - 13 Korrik, 2020

Nevil Dede dhe Arbi Laçi, të pranishëm në emisionin “Pressing” në ABC News, replikuan mes tyre në lidhje me zëvendësimin e kapitenit Gentian Muça. Drejtori sportiv i Tiranës, nuk është dakord kur flitet për një pikiatë të bardhebluve.

“Tirana është ekipi më i mirë në zotërim topi. Shifrat flasin vetë. Pikiata është fjalë e rëndë. Egbo krijoi varësi të madhe te formacioni, nuk bëri rrotacion. Madje bezdisej kur ia përmendnim diçka të tillë. Nuk mund të them ka apo jo guxim. Më bëri përshtypje zëvendësimi i Muçës, që ose bën lëvizje taktike, ose merr urdhër.

Ai nuk ka pasur mbështetjen e duhur. Kurrë nga klubi nuk është thënë se po diskutojmë për rinovim kontrate, qoftë edhe për opinion. Ka një problem shumë të madh. U tha që pas Kukësit do niste rinovimi i skuadrës, gjë që nuk e kam parë. Nuk ndërrohet lideri i skuadrës, edhe ta humbësh ndeshjen”, tha Dede fillimisht.

Arbi Laçi, më pas replikoi: “Do ju përgjigjem në lidhje me pikiatën. Jemi në vend të parë, na duhen gjashtë pikë. Përmenda pikiatën, që nuk më pëlqeu. Çfarë nuk është thënë, apo edhe abuzimin me termin Zot, apo edhe tregimi i respektit nga trajnerit.

Nuk mjafton të thuash që është skuadra më e mirë. Le të biem dakord, që sot që jam këtu mund të më pyesni. Pjesa e urdhrit e komprometon. Ua jap unë përgjigjen. Ka qenë një lëvizje që e kemi praktikuar në stërvitje. Ismajlgeci punon mirë në sulm. Formacioni nuk ka pse preket, kur merr rezultate. Kur merr pikët, ai ka të drejtë. Sa i takon Muçës, për mua po bënte një ndeshje jo të mirë. Futi edhe Sidiben për të fituar centimetrat e humbur me Muçën”. /abcnews.al