“N’kufi”/ Urat e Vjosës, edhe kufiri me Greqinë në urë, gjysma ne, gjysma ata!

schedule18:31 - 22 Dhjetor, 2024

schedule 18:31 - 22 Dhjetor, 2024

Vendkalimi Tre Urat ndodhet në afërsi të qytetit të Përmetit dhe Leskovikut. Aeroporti më I afërt është ai I Janinës, rreth 57 milje nga Përmeti. Dy qytetet më të rëndësishme në dy anët e kufirit janë Përmeti dhe Konica.

Fshati I fundit në kufi me Greqinë nga ana e Shqipërisë është Çarshova që shtrihet në rrjedhën e sipërme të luginës së Vjosës prej pikës se Tre Urave dhe deri ne Toronik.

Nga ana perëndimore shtrihen lartësitë e Malit te Nemerçkes ndërsa në lindje kufizohet nga lartesite e Kutulishtes, Melesinit dhe Mali i Postenanit. Ka një popullsi afërsisht 2500 banore, ku pjesa me e madhe jetojne dhe punojne ne emigracion kryesisht ne Greqi.

Zanati më I rëndësishëm I vjetër në këtë zonë ka qenë ai i Bahçevaneve, por edhe ai I muratorit dhe marangozit. Pergjate gjithe territorit te komunes kalon rruga automobilistike Permet – Leskovik.

Pika e kalimit kufitar e “Tre urave” në afërsi të Çarshovës në rrethin e Përmetit u perurua në vitin 2002.

Zëvendësministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Hajdaraga dhe Loverdhos, prenë shiritin e hapjes zyrtare të kësaj pike, duke e bërë atë në atë kohë, pikën e tretë tokësore të kalimit në kufirin shqiptaro-grek. Banorët na thonë se shqiptaret e kanë vuajtur emigracionin.

“Nuk ta ka shtruar ai boti atje, vërtete shkon punon atje, po mendjen e ke kstu n’e Shqipsria”, na thotë njëri prej tyre.

Përmetarja Eneida Nini, na shoqëron duke na treguar se Pika kufitare është e rëndësishme për zonën dhe se shumë njerëz nga Leskoviku punojnë në Konicë. Emigracioni ka rënë, nuk është më ai fluks që ka qenë, na thotë. Eneida na tregon edhe për priftin Stilian nga Konica që kërkoi ta varrosnin me kokën nga Shqipëria.

Në pikën kufitare takojmë edhe Gdesin, qenushin anti drogë që na mirëpret sepse e di që ne nuk jemi “bad guys”. Shkojmë drejt Konicës, ku banorët grekë na thonë se kalojnë shumë mirë me shqiptarët.

Këtu takojmë emigrantët thanë që na përsërisin se si vendi yt nuk ka. Në Konicë dëgjojmë edhe fjalë shqip nga grekët e qytetit. “Miremengjes, shume mirë”. Në Konicë gjenden ende edhe shtëpite e Hankos, nënës së Ali Pashës dhe Faik Konicës.

Kthehemi përsëri duke ecur përgjatë Vjosës lozonjare që gjarpëron mes maleve hijerëndë. Urat e Vjosës na shoqërojnë gjithandej, madje edhe kufiri me Greqinë është në një urë, gjysma ne, gjysma ata!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!