Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Kryeministri,. lidhur me aktivitetin “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, u shpreh se ky aktivitet ka për qëllim zhvillimin dhe ndërtimin e partneriteteve me sipërmarrjen private.
“Ne jemi sot këtu për të ndarë me ju një qasje të bazuar në eksperienca dhe praktika më të mira, nisur nga eksperiencat e Italisë dhe të Spanjë që kanë ngritur prej vitesh struktura të ngjashme të korporatës së investimeve, struktura që janë në dispozicion të sektorit publik dhe shërbejnë si ura të fuqishme për bashkëpunime me sektorin privat. Sot jemi për të prezantuar disa projekte të para që janë rezultat i konkurseve të para dhe që lidhen me sipërmarrjen që do të vendosen nëpërmjet garave të hapura dhe synojnë t’u vendosin në dispozicion shtetit hapësira të reja me standarde europiane dhe t’i japim mundësi sipërmarrjes që në këmbim të bëjë biznes. Unë jam i bindur që ky proces do të na janë mundësinë të krijojmë një profil sipërmarrës që do të na fusë edhe ne në klubin e vendeve që këto praktika dhe eksperienca i kanë shumëvjeçare, por si rezultat shteti do të jetë një aktor në bashkëpunim me aktorët e tjerë të tregut. Dhe po ashtu me rëndësi është se me këtë instrument të ri, i japim mundësi të gjitha institucioneve të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë në funksion të interesave publike. Ky proces ka nevojë për një njohje të plotë nga të gjithë aktorët dhe për transparencë dhe qartësi të plotë në mënyrë që të garantohet edhe konkurrenca dhe në fund të gjitha palët të dalin të kënaqur”, tha më tej Rama.
/abcnews.al/