Urat e dëmtuara/ Nisin ndërhyrjet te të rrezikuarat, fondi 51.6 milionë euro

schedule15:13 - 3 Tetor, 2023

schedule 15:13 - 3 Tetor, 2023

TIRANË Urat që përbëjnë rrezikshmëri do të rikonstruktohen.

Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim e cila ka akorduar një fond prej 51.6 milionë euro për këtë projekt.

Drejtori i Autoritet Rrugor Shqiptar Evis Berberi theksoi se ndërhyrja do të bëhet në ato ura që kanë rëndësi për transportin dhe janë më të dëmtuara.

Zv.ministrja e financave Adela Xhemali tha se kredia e akorduar nga Banka Botërore është me interesa të favorshme.

Ndërhyrja në ura është mbështetur në një analizë që u është bërë disa elementëve të qëndrueshmërisë në urat në vend pas tërmetit të vitit 2019.

Në total në vend numërohen 600 ura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!