“Uraganit të rrugicës nuk dua t’i zë kohën mediatike”/ Kreu i PD: Basha është gati ta bëjë “Vettingun” i pari, po Sali Berisha?

schedule18:03 - 19 Janar, 2024

schedule 18:03 - 19 Janar, 2024

“Listat e hapura janë prioritet i Partisë Demokratike”, kështu është shprehur kreu i PD Lulzim Basha në një konferencë të mbajtur për mediat.

I ndalur tek debati për ‘vulën’, Basha tha se do të flasë për këtë çështje kur të jepet vendimi për ‘vulën’.

Një tjetër çështje në të cilën u fokusua Basha, ishte edhe Vettingu, duke u shprehu i vendosur se kërkon Vetting të të gjithë politikanëve, ndërsa u shpreh se vettingu mund të nisë nga ai i pari.

“Lulzim Basha është gati ta fillojë Vettingun i pari, po Sali Berisha?”, tha mes të tjerash kreu i PD.

Gjithashtu ai tregoi se me një nga ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, është takuar ditën e djeshme, por pa preferuar të japë emra.

“Listat e hapura, barazia e votës që do të thotë për ne Shqipëria një zonë elektorale. Shfaqje të tilla siç pamë në Komision i shërbejnë vetëm atij që nuk e do reformën zgjedhore. Është një kurth që nuk do të arrijnë do kollaj të fusin PD. Duhet të heqin dorë nga sjellje të tilla, do patjetër lodrën në dorën e vet që do patjetër të prishë tavolinën dhe të vijë të japë kontributin për të cilin është votuar. Kanë të njëjtin mision si Edi Rama, as ai nuk i do listat e hapura. Nuk u intereson asgjë më shumë se karrigia juaja, duan t’ja fusin edhe njëherë shqiptarëve. Në vend që të ziheni ço Prift të ulet Hoxha, të bëjnë detyrën siç duhet. Miqësisht i kërkoj që të mos e injorojmë javën e ardhshme. Po apo jo për listat e hapura ? Nëse përgjigjet janë po, duhet të kalojmë në veprim. Edi Rama e di që me këtë kod nuk futet në zgjedhje, që ai kod të ndreqet do minimumi 84 vota dhe që ky proces t’i shërbejë interesit të qytetarëve, çdo palë duhet të tregojë kartat për çfarë po luan. PD po luan për interesa e qarta, listat e hapura”, ka thënë Basha, duke shtuar: “Para dy ditësh u sulën kundër dy zonjave deputetë, sot silleshin më Damian Gjiknurin, si miq të vjetër. Po Konferencën e Kryetarëve përse e lanë të zhvillohej? Përse nuk e bllokuan?”. Unë e kam thënë se Komisioni i Reformës Zgjedhore është formula. Si asnjë Komision tjetër përbehet gjysma mazhoranca dhe gjysma opozitë. Nuk ka mungesë përfaqësimi. Shifrat i dimë ne i kemi parë, uraganit të rrugicës nuk dua t’i zë kohën mediatike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!