Uragani Maria shkatërron ishujt amerikanë dhe niset drejt Bahamas

schedule14:29 - 22 Shtator, 2017

schedule 14:29 - 22 Shtator, 2017

Uragani “Maria” pasi ka shkatërruar shumë ishuj të Shteteve të Bashkuara tashmë është nisur drejt Bahamas. Ndërkohë, bilanci ka shkuar në 34 të vdekur dhe 20 të zhdukur.
Uragani Maria është nisur drejt Bahamas pasi shkaërroi shumë ishuj amerikanë. Stuhia ka zbritur në kategorinë 3 me erëra që shkojnë deri në 205 km/h. Sëfundmi uragani kaloi në ishujt Tërks dhe Kaikos ku solli përmbytje të mëdha dhe shkatërrim.
Pavarësisht dobësimit, stuhia Maria vazhdon të shkaktojë viktima. Zyrtarisht janë konfirmuar 34 të vdekur, pjesa më e madhe janë regjistruar në Porto Riko. Ndërsa 20 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur. Por bilanci mund të rritet ende pasi të gjithë ishujt e prekur janë akoma të mbuluar nga uji I përmbytjeve.
Situata më e vështirë paraqitet të jetë në Porto Riko, shtet I cili numëron 3.4 milionë banorë. I gjithë vendi ndodhet në errësirë të plotë, ndërsa për rikthimin e energjisë elektrike do të duhen muaj. Porto Riko përveç këtij problemi, po hasë edhe mungesë furnizmi me ushqime. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë alarmin për krizë humanitare në zonat e shkatërruara nga uragani Maria.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe ka angazhuar ekipe të shumta të emergjencës civile për të ndihmuar banorët në vështirësi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!